Deshi t’i bënte një shaka shokut, por gati sa nuk përfundoi në tragjedi (Video)

PUBLIKUAR

Një i ri gati sa nuk e kishte këputur dorën, pasi shoku i tij kishte tentuar t’i bënte një shaka, duke përdorur një sharrë elektrike me zinxhirë.

Viktima, 18, përcjell Telegrafi, kishte festuar pushimet e Krishtlindjeve me katër shokët e moshës mes 15 dhe 22 vjeç në qytetin e Wickede në North Rhine-Westphalia, Gjermani.

I riu kishte rënë për të pushuar në një divan, dhe në orët e para të mëngjesit, një nga miqtë e tij vendosi për të bërë një shaka, duke ia afruar atij tek qafa një sharrë elektrike me zinxhir.

Shoku, i cili u “befasua” i trembur zgjohet dhe me shpejtësi tenton të largohet nga aty – ku duke tentuar ta shtyjë shokun e lëndon dorën e tij.

Pas kësaj ai ishte dërguar për trajtim me ambulancë për kirurgji emergjente. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...