Një burrë i paidentifikuar nga Michigani i Shteteve të Bashkuara, ia ka vënë flakën pompës së benzinës, pasi ka ndezur shkrepës, që të mbysë një merimangë.
Kamerat e sigurisë e kanë regjistruar momentin, kur ai ndezë shkrepësen, për të mbytur merimangën që i është kapur në rezervuarin e veturës, transmeton Telegrafi.
Benzina ndizet shpejtë dhe eksplodon, duke ndezur edhe atë që ndodhet në aparatin që nxjerrë benzinë.
Ai ka shpëtuar i palënduar nga ky aksident, por aparati i pompës është dëmtuar komplet. /Telegrafi/


