Deri në fund të muajit, do të lansohen edhe 72 emoji të reja (Foto)

PUBLIKUAR

Përdoruesit e figurave nëpër mesazhe të ndryshme, së shpejti do t’i kenë në tastierë edhe 72 emoji të ri.

Valltarja e veshur me fustan të kuq më në fund do ta ketë edhe partnerin e saj, me kostum të kaltër, ndërsa nusja do ta ketë edhe dhëndrin me setër, këmishë dhe fjongo, transmeton Telegrafi.

Emoji 2

Në mesin e fytyrave, do të shtohet ‘gënjeshtari’ me hundë të gjatë, ‘alergjiku’ me faculetë në hundë, si dhe ‘lakmitari’ të cilit i rrjedhin jargët nga goja.

Dashamirët e kafshëve, do t’i kenë edhe 13 emoji dedikuar botës së egër, pemë dhe perime, ku nuk mungojnë karota, avokado, trëndafili i vyshkur dhe kivi.

Emoji 3

Për të pasionuarit me ‘selfie’ është dedikuar një figurë e veçantë, si dhe një zemër e zezë, për ata që i japin fund lidhjes.

Emoji 4

Ndryshe, gjatë muajit të kaluar ‘emoji’, është quajtur si gjuha më e kuptueshme dhe që është përhapur më së shpejti ndonjëherë.

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...