Deputetët Halimi e Konjufca nga Lipjani flasin për anëtarësimin në BE (FOTO)

PUBLIKUAR

Deputetët Selvije Halimi dhe Glauk Konjufca qëndruan në Lipjan me rastin e ditës së Europës që njihet si 9 Maji, shumë qytetarë Lipjanas patën mundësin ti drejtohen me pyetje të ndryshme.

Me temën  “Të sigurt drejt BE-së” i organizuar nga Kuvendi i të rinjve të Lipjanit, ku u fol për atë se çka i pret të rinjtë tanë pas pranimit në UEFA si dhe pas Liberalizimit të Vizave.

Deputetja Halimi tha se Janjeva duhet të administrohet me ligj të veçantë për shkak të vlerave të saj historike dhe diversitetit kulturor që ka, transmeton LipjaniNews.

Ndërsa Kryetari i KRL, Kastriot Luma shprehi se nuk janë të interesuar të dëgjojmë për politiken janë të interesuar të arsimohemi, të interesuar ta shohim këtë vend duke përparuar, në dëshirojmë ta dimë cila është perspektiva për të rinjtë.

“Ne nuk jemi të interesuar të dëgjojmë për politiken ne jemi të interesuar të arsimohemi, ne jemi të interesuar ta shohim këtë vend duke përparuar, në dëshirojmë ta dimë cila është perspektiva për të rinjtë tanë pasi që tani më veç se na u janë hapur dyert për të udhëtuar pa viza, pas shumë kohësh edhe të rinjtë tanë po ndjehen si të gjithë të rinjtë e Ballkanit, apo dhe të gjitha shteteve të Evropës. Pas shumë këtyre viteve izolim të qytetarëve tanë, të pa nevojshëm ,tani mund të ndihemi të lirë, tani shumë nga ne të rinjtë mund ti prekim ëndrrat tona, ato që i menduam shumë herë , por që pak shpresuam se mund ti realizojmë , por asnjëherë nuk mendoj se ëndrrat tona ne mund ti realizojmë në një vend tjetër , mund të shkollohemi mund ti vizitojmë sa herë të duam, por qëllimet tona ne duam ti realizojmë në vendin tonë, aty ku u rritëm , aty ku mësuam fjalët e para, dhe në atë vend ku të parët tanë me shumë gjak të derdhur e me shumë sakrifica na e bënë neve”, tha Luma, tranmeton LipjaniNews.

 

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...