Dëmtohet gypi i ujësjellësit te rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë, banorë mbesin pa furnizim me ujë

PUBLIKUAR

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se pasditen e së Mërkurës në qendër të qytetit në Prishtinë, në rrugën “Agim Ramadani”, është dëmtuar gypi i ujësjellësit me diametër fi 200 mm.

Sipas njoftimit, ky dëmtim ka ndodhur nga palë të treta, konkretisht nga kontraktori i Termokosit.

Tutje kompania njofton se pa furnizim me ujë të pijshëm mbeten banesat te rruga “Agim Ramadani”.

“Ekipet teknike janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e gypit”, thuhet në njoftimin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...