Dëmtohen drunjët dekorativ në Lipjan, reagon Komuna

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit përmes një reagimi ka dënuar dukurisë së dëmtimit të drunjëve dekorativ, rasti i fundit i dëmtimit të këtyre drunjëve dekorativ është në Shkollën Fillore “Ismajl Luma” në Lipjan, transmeton LipjaniNews.
Reagimi plotë nga Komuna:
Komuna e Lipjanit reagon ndaj dukurisë së dëmtimit të drunjëve dekorativ, rasti i fundit i dëmtimit të këtyre drunjëve dekorativ është në Shkollën Fillore “Ismajl Luma” në Lipjan.
Aktet e turpshme të personave të pa përgjegjshëm duhet të ndalen. Dëmtimi i aseteve dhe pasurisë publike është vepër e ulët e personave që nuk duan zhvillimin e komunës tonë.
Ndaj dëmtuesve të tillë duhet reaguar të gjithë bashkë, si shoqëri dhe duhet të ndërmerren veprime adekuate ligjore nga organet kompetente.
Komuna e Lipjanit apelon te të gjithë qytetarët që të përkujdesen sa më shumë për hapësirat publike që gjenden në qytetin e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...