Dëmtohen 40 hektarë me pemë në Lipjan

PUBLIKUAR

Temperaturat e ulta në mëngjesin e enjtes kanë dëmtuar mbi 40 hektar me pemë në Komunën e Lipjanit. Në kompaninë “Agro Vizion” në Llugaxhi të Lipjanit janë dëmtuar shumë pemë.

Rexhep Salihu pronar i kompanisë në fjalë ka thënë se janë dëmtuar e gjithë investimi që ka bërë, “Prej këtyre temperaturave janë dëmtuar mund të them e gjith pemishtja, dardhë, mollë, kumbull”.

Pavarësisht se a do të ketë përkrahje Spahuju thotë se do të vazhdoj me kultivimin, sepse ka edhe një numër të madhë të punëtorëve.

Agronomi Sylejman Bajrami tha se nuk mund të pritët ndonjë rezultat nga këto pemë, sepse disa janë të dëmtuara tërësisht.

Feti Krasniqi, Drejtor i Bujqësisë në Komunën e Lipjanit ka thënë për KlanKosova se Komuna nuk mund ti mbuloj të gjitha shpenzimet e dëmeve, po ashtu ai ka thënë se për herë të parë Ministria Bujqësisë për herë të parë ka planifikuar një fond të përkrahjes në rast fatkeqësive natyrore./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...