Del në shitje breshka e fosilizuar, që ka jetuar para 33 milionë vitesh (Foto)

PUBLIKUAR

Breshka e fosilizuar, që është gjetur para pesë vitesh në Dakotën e Jugut të Shteteve të Bashkuara, pritet të del në ankand brenda këtyre ditëve.

Skeleti i reptilit është në gjendje shumë të mirë, meqenëse kishte ngecur në një vend me baltë dhe ka mbetur i paprekur nga ajri, transmeton Telegrafi.

Breshka që ka jetuar para 33 milionë vitesh

Në bazë të analizave, del se ka jetuar para 33 milionë vitesh dhe dallon shumë nga breshkat e ditëve të sotme.

Krijesa e lashtë kishte nofull më të madhe dhe dhëmbë të mprehtë, meqenëse ushqehej me mish dhe jo si pasardhëset që janë barngrënëse.

Në fakt, i përket një lloji të zhdukur, që nuk është përshtatur me ndryshimin e kushteve të jetës, kryesisht rënies së temperaturave.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...