Deklarohet i pafajshëm i akuzuari për vjedhje të pyllit në Lipjan

PUBLIKUAR

I akuzuari për vjedhje pylli, E.G, nuk e ka pranuar fajësinë, në seancën e mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja M.L, i akuzuari E.G, u shpreh se nuk e ndien veten fajtor, për veprën penale për të cilën akuzohet.

Gjykatësi i çështjes S.S, me aktvendim vendosi që seanca e radhës të caktohet për 16 janar 2019, në ora 14 :00 dhe të ftohet si dëshmitare përfaqësuesja e Komunës së Lipjanit si dhe dëshmitari V. G.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i akuzuari E.G, me 16 shtator 2016, rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Guri i Zi”, në Regjionin Ekonomik Pyjor të Hanrovcit, Komuna e Lipjanit, me të cilin menaxhon Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Lipjan, është zënë duke bartë dru.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Gashi, me qëllim të përvetësimit të sendeve të huaja të luajtshme, që vetit t’i sjell përfitime pasurore të kundërligjshme, është zënë në flagrancë  nga punëtori i autorizuar i sektorit të pylltarisë duke bartë dru me traktor.

Sipas aktakuzës, Gashi kishte prerë me sharrë motorike 125 copë dru të llojit bung – qarr me dimensione të gjata 7 mm, me diametër 0 – 12 cm dhe vëllim prej 2.50 m3, ku të dëmtuarës, Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Lipjan, i ka shkaktuar dëm në vlerë prej 320 euro.

Me këto veprime, i pandehuri Gashi akuzohet se ka kryer veprën penale “vjedhje pylli”, nga neni 358 par.1 të KPRK-së.

Deklarohet i pafajshëm i akuzuari për vjedhje të pyllit në Lipjan

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...