Deklarata e Gent Cakajt për luftën në Kosovë e nervozon Daçiqin, ja çfarë i kërkon Shqipërisë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nervozuar fort me një deklaratë e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, i cili ka thënë se Serbia është fajtore për vrasjen e 12 mijë shqiptarëve, deportimin e miliona njerëzve dhe dëmet miliona dollarëshe që janë shkaktuar gjatë luftës së fundit, shkruan Gazeta Express.

Daçiq ka thënës e Shqipëria përveç që duhet të kërkojë falje publike, duhet që të distancohet nga deklaratat e bëra nga Cakaj, pasi siç thotë Dacic ai ka ofenduar shtetin dhe popullin serb.

“Ky është një falsifikim i ngjarjeve në Kosovë, dhe për këtë arsye pres kërkimfaljen e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë”, ka thënë Daçiq teksa ka përmendur deklaratat e Cakajt.

Kreu i diplomacisë serbe ka thënë se këto deklarata të ministrit Cakaj nuk kontribuojnë në fqinjësinë e mirë në mes Beogradit dhe Tiranës, dhe sipas tij janë plotësisht në kundërshtim me përpjekjet e udhëheqësve të Serbisë për përmirësimin e raporteve me Shqipërinë.

Sipas tij deklarata të tilla ndikojnë edhe në stabilitetin e gjithë rajonit./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...