Dëgjueset nga 50 Cent masin të rrahurat e zemrës

PUBLIKUAR

d-euml-gjueset-nga-50-cent-masin-t-euml-rrahurat-e-zemr-euml-s_hd

Pasi pati sukses Dr Dre dhe Apple, reperi 50 Cent ka bashkuar forcat me Intel, për të krijuar një linjë të re të dëgjueseve të zgjuara.

Të quajtura ‘SMS Audio BioSport in-Ear’ përpos zërit që pritet të jetë shumë i pastër, do të masë edhe të rrahurat e zemrës së bartësit.

E meqenëse në këtë proces do të shpenzohet energji, këto dëgjuese nuk kanë nevojë të mbushen me bateri.

Në dëgjuese janë të vendosura sensor optik, që masin të rrahurat e zemrës së bartësit, qoftë ai duke punuar apo duke lëvizur.

Përmes një aplikacioni, në pajisjen me të cilën janë lidhur dëgjueset, do të tregohet edhe për gjendjen e zemrës dhe do të tregoj përdoruesit, nëse duhet të bëjë ushtrime shtesë.

Degjueset e 50 Cent masin te rrahurat e zemres foto 2

SMS Audio’ kanë një shtresë që i mbron nga djersa dhe lagështia, në mënyrë që të mos hyjë brenda.

Sipas aktivitetit të bartësit, përmes aplikacionit të vendosur në këto dëgjuese, bëhet edhe ndryshimi i muzikës.

Dëgjueset nga Curtis Jackson apo i njohur si 50 Cent, do të lansohen në fund të vitit.

Ndryshe, gjatë këtij viti Dr Dre është bërë miliarderi parë në botën e reperëve, pasi i shiti Apple të drejtën për dëgjueset e tij./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...