Sot mbahet debati profesional-shkencor mes Komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit dhe grupit të ekspertëve, ku do të ketë ballafaqim faktesh për çështjen e shënjimit të kufirit, Kosovë – Mali i Zi.
Fillimisht debati do të përshëndetet nga presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.
Pastaj Komisioni shtetëror për demarkacionin dhe grupit të pavarur të ekspertëve do të shpalosin argumentet dhe kundër-argumentet e tyre, për të vazhduar me debatin e pjesëmarrëseve të tjerë, ku deputetët do të kenë mundësi t’iu drejtohen me pyetje si komisionit shtetëror për Demarkacion, ashtu edhe grupit të pavarur të ekspertëve.
Telegrafi në bashkëpunim me RTV Dukagjini do t’ua sjellin direkt transmetonin e debatit. /Telegrafi/


