Dashuria nuk njeh moshë: 33-vjeçari martohet me një plakë 85-vjeçare

PUBLIKUAR

Një proverb thotë se “dashuria nuk njeh moshë” dhe duket se këtë mendon edhe një çift grekësh të sapomartuar.

Nusja 85-vjeçe, dhëndri 33 vjeç, por asgjë nuk i ndaloi që dashurinë e tyre ta legalizonin publikisht.

Kjo ka ndodhur në ishullin e Qefalonias në Greqi.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilat theksojnë se nusja nuk ishte aq pre e lehtë për dhëndrin. 85-vjeçarja ka rrëfyer se ajo nuk ra aq lehtë në krahët e të dashurit të saj.

33-vjeçari është munduar rreth gjashtë muaj duke i ardhur rrotull të zgjedhurës së tij të zemrës, derisa 85-vjeçarja i tha ‘PO’.

Tani ata po shijojnë muajin e mjaltit. /Shqiptarja/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...