Dalin pamjet e aksionit në Krujë, RENEA e FNSH shkatërrojnë laboratorë e sera me kanabis

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Policia shqiptare ka finalizuar operacionin e koduar “Agimi” në kuadër të të cilit janë arrestuar 16 persona, janë shpallur në kërkim 24 si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë.

Operacioni është zhvilluar në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë dhe kanë kontrolluar sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara.

Si rezultat u sekuestrua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me lampa, kubikë dhe fidanë kanabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.

Policia ka arrestuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim, shtetasit Xhavit Kullaj dhe Dashamir Kullaj, banues në Halil pasi gjatë kontrollit të ushtruar në pronën e tyre, u konstatua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me lampa.

Gjatë operacionit policia gjeti fidanë kanabis të kultivuar në sera dhe në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit Asllan Deliu, 27-vjeç, banues në Nikël; Marsel Loci, 20-vjeç, banues në Larushkë; Eldi Kaceli, 18-vjeç, banues në Qerekë; Indrit Kullaj, 33-vjeç, banues në Arrameras; Dashamire Deliu, 49-vjeçe, banuese në Nikël; Musait Vathi, 16-vjeç, banues në Halil; Ferit Kullaj, 34-vjeç, banues në Halil; Erlind Almeta, 30-vjeç, banues në Halil; Fetije Kullaj, 56-vjeçe, banuese në Halil; Refik Deliu, 53-vjeç, banues në Halil; Erjon Deliu, 26-vjeç, banues në Halil.

Në pranga janë vënë edhe kryeplaku i fshatit Halil, shtetasi Flamur Halili, 61-vjeç.

Si dhe dy punonjës të OSHEE, shtetasit Ervin Perlica, 32-vjeç, dhe Sokol Kullaj, 32-vjeç, banues në Halil për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 24 shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në aktivitetin kriminal të sipërpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme. /Ora News/

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...