Dafinës ia bllokojnë videoklipin e ri, e akuzojnë për borxh

PUBLIKUAR

dafin-euml-s-ia-bllokojn-euml-videoklipin-e-ri-e-akuzojn-euml-p-euml-r-borxh_hd
Dafina Zeqiri kohë më parë publikoi videoklipin “Ndjenjë Tjetër”, i cili edhe pse u prit mirë nga publiku, duket se nuk është pritur mirë nga dikush tjetër.

Në orët e hershme të mengjesit të së mërkurës Telegrafi ka vërejtur se nuk ekziston më videoklipi i Dafina Zeqirit në YouTube dhe se ai është bllokuar.

Në përshkrimin e bllokimit shkruan “Lavire Paguaj Borxhin”, që duket se ka të bëjë me ndonjë ish-bashkpuntor të Dafinës të cilët pretendojnë se këngëtarja u ka mbetur borxh dhe kështu kanë bërë ankesë në YouTube.

Dafina kaherë ka pasur probleme me publikuesit në kanalin e saj në YouTube. Së pari ajo ishte në menaxhim të Besfort Hasanajt në YouTube e më pas edhe producenti dhe ish-menaxheri i saj Cekic ishte ai që menaxhoi Dafinën në YouTube.

bllok print screen

Linku i klipit “Ndjenjë tjetër” – https://www.youtube.com/watch?v=wJnnT1SGEsc&feature=youtu.be&pxtry=3


Dhe, ky problem i ri duket se buron nga e kaluara jo fort e mirë e Dafinës sa i përket publikuesve dhe transmetuesve të krijimtarisë së saj artistike. Tani ajo është nën ombrellën e OnAir FM.

Në faqet zyrtare të Dafinës nuk shkruan asgjë rreth këtij problemi, teksa edhe kontaktimi me të ka qenë i pamundur.

Fansat mund të jenë më të zhgënjyerit pas Dafinës për këngën e punuar nga Lurro dhe e realizuar në RedBox nga BigBangBeatz.

Videoklipi që thuhet se është inspirim nga një prej videove të Morcheebas është realizuar nga Max Production/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...