Dafina Zeqiri jetëson në trup emrin e albumit të saj të ri “Dafinë moj”

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është në prag të lansimit të albumit të saj më të ri, “Dafinë moj”.

Ajo ka treguar se ky album është i frymëzuar nga jeta e saj personale dhe në tërësi është një dedikim për nënën e saj, Melihate Zeqirin, me të cilën edhe interpreton këngën e parë të albumit, me të njëjtin titull si albumi.

Duket se puna shumëvjeçare dhe përkushtimi për t’ua sjellë fansave këtë albumin, e ka rritur dashurinë e Dafinës për rpojektin në fjalë.

 

Kjo pasi ajo ka vendosur që emrin e albumit edhe ta jetësojë në trupin e saj, përkatësisht në shpinë, ku ka realizuar një tatuazh, ku shkruhet “Dafinë moj”.

Tatuazhit, ajo i ka bashkëngjitur një kurorë, e cila është edhe simbolika e studios dhe ekipit të saj, Moneyz Team.

 

Këngëtarja Zeqiri e ndau me ndjekësit e saj në Instagram tatuazhin e ri, përmes një fotografie, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “A ka faj ktu Da-fi-na?”.

Me këtë frazë ajo i është referuar një prej këngëve të saj të fundit, “Llafe llafe” në bashkëpunim me Lyrical Son, e cila u publikua pak javë më parë dhe u prit mirë nga publiku. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Era Istrefi bukuri që ‘dridh’ rrjetin, ekspozon linjat shpërthyese

Era Istrefi ka ndarë me ndjekësit e saj paraqitje nga përditshmëria, duke treguar edhe...

Në pritje të ëmbël, Xhuli shfaqet në këtë gjendje rrugëve të Prishtinës

Juliana Nura, e njohur për publikun si “Xhuli”, vazhdon të jetë një nga femrat...

Klodi rrëfen si lindën ndjenjat për Elijonën: “Gjithçka nisi brenda Big Brother-it”

Finalja e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli emocione vetëm në fushën...