Dafina Zeqiri bën dedikim romantik për DJ Geek: Shoku im më i mirë, të dua

PUBLIKUAR

Dafina Zeqiri ka qenë mjaft e angazhuar gjatë kësaj kohe.

 

Përveç lansimi të albumit të saj të shumëpritur, këngëtarja ka vazhduar mbrëmjet muzikore për bashkatdhetarët në diasporë.

Por, gjatë gjithë kësaj periudhe të ngarkuar për të, ajo çdo herë ka pranë të dashurin i cili është dhe DJ i saj, DJ Geek. Dafina së fundi përmes një fotografie që postoi në InstaStory ka treguar edhe një herë rëndësinë që ai ka në jetën e saj.

“Shoku im më i mirë, njeriu im, të dua”, ka shkruar këngëtarja ku shihet në krahët e Genc Halimit (emri i vërtetë).

Ndryshe, kujtojmë që albumi “Dafinë Moj” u lansua pak javë më parë në GjirafaMall, dhe të gjitha të ardhurat nga shitja e tij do të dhurohen për Shoqatën e Autizmit të Kosovës.

Albumi përfshinë bashkëpunim me disa prej artistëve më të njohur në vend dhe e që u mirëpriten nga fansat e tyre.

 

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...