Dafina e hap zemrën, të ardhurat e albumit të saj do t’i dedikohen rasteve sociale në shoqatën Autizmi

PUBLIKUAR

Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri ka kohë që ka paralajmëruar publikimin e albumit ‘Dafinë moj’.

Përmes një postimi në Instastory, ajo tregoi se kujt do t’ia dedikoj të hollat që do t’i fitojë në shitjen e albumit, shkruan Indeksonline.

Edhe menaxheri i saj, Pëllumb Çitaku me një postim në Instagram tregoi që parat që do të fitohen do t’i dedikohen rasteve sociale që trajtohen në shoqatën Autizmi në Prishtinë dhe degëve të saj në Lipjan, Podujevë e Prizren.

Më poshtë postimi i plotë:

‘Sot vizitova shoqatën Autizmi si perfaqësues i @moneyzmusic me qëllimin për t’ju kumtuar se të gjitha të hollat që do të mbledhen nga shitja fizike e albumit #DafinëMoj të këngëtares @dafina.zeqiri do t’I dedikohen rasteve sociale që trajtohen në shoqatën Autizmi në Prishtinë dhe degëve të saj në Lipjan, Podujevë e Prizren.

Në këto kohëra të vështira, të gjithë mund të jemi afër njëri tjetrit me kauza të ndryshme’./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...