Daçiqi: Perëndimi është i pafytyrë dhe e fyen Serbinë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se vendet perëndimore presin nga Serbia që ta njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa këtë e ka quajtur si “pafytyrësi dhe fyerje”, transmeton Gazeta Express.

“Me bomba e shkëputën Kosovën nga Serbia dhe tani po na thonë se kjo është punë e kryer”, ka thënë Daçiq në intervistën për “Veçernje Novosti”.

I pyetur se a kanë dalë qendrat e fuqisë në Londër, Uashington, Paris dhe Berlin para presidentit serb Aleksandar Vuçiq, me ofertë që Serbia formalisht ose joformalisht ta pranojë pavarësinë e Kosovës, kurse Asociacioni i Komunave Serbe është maksimumi çka mund të fitojnë serbët në këmbim, Daçiq ka thënë se disa herë i ka thënë Vuçiqit se “Perëndimi Serbinë gjithë këto vite po e mashtron” dhe se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë “është e vetmja gjë që i intereson”.

“Sa bukur e kanë menduar, ne ta njohim Kosovën, kurse ata me shpirtgjerësi do të na e japin AKSA-në të cilën nuk munden ta formojnë tashmë pesë vjet… Për pesë vite përfundoi Lufta e Dytë Botërore, ndërsa ata nuk janë në gjendje ta bindin Thaçin me shokë që ta zbatojnë Marrëveshjen e Brukselit të cilën e nënshkruan”, ka thënë Daçiq.

Shefi i diplomacisë serbe e ka quajtur sjelljen e tillë të Perëndimit si pafytyrësi.

“Mendoj se ky është kulmi i pafytyrësisë dhe hipokrizisë dhe se shteti ynë s’mund të pranojë të fyhet”, ka thënë ai.

Daçiq ka shtuar se zgjidhja mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të vijë me kompromis, e jo “me imponimin e qëndrimit se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...