Daçiq thotë se Serbisë po i bëhet presion që ta njoh Kosovën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në raport me Serbinë, ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq i sheh si presion ndaj Serbisë për të njohur Kosovën, “por mbetet të shohim se si do ta zgjidh këtë çështje bashkësia ndërkombëtare.

Këto komente, siç raporton Beta, shefi i diplomacisë serbe i ka bërë sot, duke iu drejtuar Kuvendit të Forumit të Gruas të Partisë Socialiste të Serbisë, parti kjo, të cilën e udhëheq Daçiq.

“Dëshiroj të shoh se si komuniteti ndërkombëtar do ta zgjodh tani çështjen e Kosovës dhe të  këtyre taksave. Ata i krijuan, ata le t’i zgjidhin tani. Tani ata [Qeveria e Kosovës] nuk duan të dëgjojnë, dhe kur dikush nuk dëgjon, atëherë dihet çka meriton”,  tha Daçiq në Krushevc, duke iu drejtuar grave të partisë s tij, përcjell Telegrafi.

Ai përsëriti se socialistët kurrë nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe se për këtë nuk mund t’i detyrojë askush.

“Ky  në fakt është presioni që ne e njohim Kosovën. Ky është presioni që të thuhet e situata është e pashpresë,  dhe ne duhet ta njohim Kosovën. Atyre po ju  shkon keq, asnjë qëllimi i tyre nuk është realizuar”, ka thënë Daçiq.

Ai tha se qëllimi i Serbisë nuk është që të shkaktojë probleme Kosovën, por për të zhvillojë dialog, që të dihet se çështja e Kosovës nuk është zgjidhur dhe se “në saje të kësaj qeverie, ndër të tjera edhe partisë tonë, çështja e Kosovës përsëri u kthye në rendin e ditës”.

 

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...