Daçiq propozon përvojën e Kosovës në Ukrainë

PUBLIKUAR

Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Ivica Daçiq, njëherësh ministër i jashtëm i Serbisë, ka sugjeruar sot që të shfrytëzohet përvoja e Kosovës në zgjidhjen e konfliktit të Ukrainës.

“Suksesi qëndron në hapat e vegjël ditor, e jo hapa të mëdhenjë”, tha Daçiq dhe ka shtuar se “qëllimi është që armatimiet të heshten dhe të arrihet progres me dialog”, tha Daçiq.

Në këtë aspekt,i Daçiqi ka theksuar se “personalisht ka marrë pjesë në bisedimet me Kosovën dhe përvoja thotë se është e domosdoshme të përdoret metoda e hapave të vegjël për arritjen e marrëveshjeve në Ukrainë”, raporton agjencia TASS.

Këto komente ai i bëri sot në Minsk të Bjellorusisë, ku është mbajtur një takim i Grupit trepalësh të kontaktit për Ukrainën.

 

SHIKO MË SHUMË

Operacion kundër krimeve të luftës, arrestohen pesë persona

Në kuadër të hetimeve për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim...

Tri raste të dhunës në familje për 24 orë – të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

Familjet kosovare po vazhdojnë të përballen me dhunë mes anëtarëve të tyre, ndërsa vetëm...

LVV-ja siguron ulësen e 51-të në Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar edhe ulësen e 51-të në Kuvendin e Republikës së Kosovës,...