Daçiq nuk ka të ndalur

PUBLIKUAR

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, është ankuar për faktin që Kosova ka ambasada në shtete në të cilat diplomacia serbe nuk është e pranishme.

Ai madje thotë se një gjë e tillë është e papranueshme, e sidomos në ato vende që përkrahin Serbinë.

“Qëllimi jonë është Bashkimi Evropian, mirëpo ne gjithashtu duam edhe mbrojtjen e interesave kombëtare, që do të thotë Kosova. Është e papranueshme që Kosova ka ambasada në shtete të cilat ne nuk i mbulojmë. Po flas për vende të mëdha dhe me ndikim, shembull Vietnami, vend ky që ne nuk kemi ambasadë, e në anën tjetër ky shtet është në anën tonë”, deklaroi dje Daçiq, transmeton lajmi.net.

Ndryshe, Daçiq që një kohë të gjatë është në përpjekje për të ulur numrin e shteteve të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, numër ky që ai thotë se ‘do të vije nën 100’.

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...