Daçiq në rolin e prokurorit: Thaçi 99% pritet të arrestohet nga Gjykata Speciale

PUBLIKUAR

99% pritet që të ndodhë arrestimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga Gjykata Speciale. Kështu ka propaganduar, krye-diplomati serb, Ivica Daçiq.

Në Happy TV, ai tha se Thaçi e dinte se çfarë do të ndodhte me të, duke aluduar me ngritjen e aktakuzës.

 

 

“Nuk e di nëse Thaçi do të dënohet apo jo. Por probabiliteti për tu arrestuar është 99 përqind”, u shreh Daçiq, transmeton Indeksonline

Ai theksoi se nuk duhet të gëzohemi për këtë, por duhet të kërkojmë prova.

“Ne duhet të mësojmë nga hebrenjtë … Të njohim çdo sakrificë, histori, të kujtojmë, thjesht të jemi dhimbja jonë kombëtare që duhet ta kalojmë nga brezi në brez”, tha ai.

“Ne si serbë duhet të falim, por ka disa raste që nuk mund t’i falim dhe ne nuk duhet të kërkojmë falje vazhdimisht”.

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...