Cozman në xhirime të klipit, projekt të madh me TDS (Foto)

PUBLIKUAR

cozman-n-euml-xhirime-t-euml-klipit-projekt-t-euml-madh-me-tds-foto_hd

Hip hop ylli Cozman, ka konfirmuar se është duke bërë gati projekin e tij të ri, që vjen në bashkëpunim me hip hop grupin TDS.

Ka kohë që Cozman nuk ka publikuar një projekt të tij pas suksesit historik me bashkëpunimin me Tunën.

Por, si duket krijuesi i hiteve “We Doin This” dhe “Fenix” e ka marrë tani më seriozisht punën dhe pritet të lansojë një seri projektesh.

Telegrafi mëson nga burime të sigurta se Cozman gjendet me ekipin e tij në Tiranë për xhirimet e videoklipit të ri, që është një bashkëpunim me hip hop grupin e suksesshëm, TDS.

Titulli i këngës sipas burimeve të Telegrafit do të jetë “Bipi Shum i Smut” dhe është një këngë me tekst e videoklip mjaft eksplicit. Videoklipi është duke i realizuar nga Max Production.

Cozman e konfirmoi projektin pa detaje në Instagramin e tij, por këtë e bëri edhe Tuna, e cila besohet sipas burimeve tona që edhe po ndihmon në xhirimin e videos duke bashkpunuar ngusht me regjisorin e projektit, Bledin, duke parë përvojën e saj të gjatë në skenë.

Mbetet të shihet çfarë do të sjell Cozman, pas suksesit të jashtëzakonshëm, por një gjë është e sigurt – sipas fotografive pritet të jetë një projekt mjaft ritmik dhe seksi ! /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Të ngjitur për njëri-tjetrin, Adrola poston foto me këngëtarin Capital T

Modelja shqiptare Adrola Dushi po vazhdon të publikojë foto krah këngëtarit Capital T. Mirëpo, në...

Sërish krahë njëri- tjetrit, Për çka po e uron Benita-Ludon?

Raportet e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” shpesh ndryshojnë pas përfundimit...

“Hala s’je rahatu”/ Elijona i uron ditëlindjen Klodit

Dy banorët më të përfolur të sezonit të fundit të Big Brother VIP Kosova...