Çollaku: Ta mbështesim anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

PUBLIKUAR

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka thënë se është me rëndësi që të gjithë me aq mundësi sa kanë ta përkrahin fushatën për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka theksuar se vlera e anëtarësimit në këtë organizatë është shumë e madhe.

“Nuk janë kursyer energji dhe është bërë punë fantastike në këtë drejtim, prandaj ne mund të jemi krenar me promovimin e mirë, pozitiv dhe të suksesshëm që i është bërë kësaj kauze”, ka shkruar ministri.

“Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO që ka të bëjë me promovimin e arsimit, bashkëpunimit në shkencë, mbrojtjen e trashëgimisë dhe shumëllojshmërisë kulturore si dhe lirinë e të shprehurit”, ka shkruar Çollaku.

Sipas tij, në këtë drejtim, Kosova ka vlera të panumërta që mund t’i sjellë komunitetit ndërkombëtar.

“Ndaj edhe një herë ju them se mburrem me fushatën pozitive që po bëhet si nga institucionet ashtu edhe qytetarët, dhe ju ftoj edhe ju të gjithëve që të mbështesni këtë fushatë duke e ndarë imazhin e postuar dhe faqenhttp://www.kosovoinunesco.org/ në rrjetet tuaja sociale, si në Facebook, Twitter Instagram etj”

SHIKO MË SHUMË

Peticioni me 14,140 nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

Peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’”, i mbështetur nga 14,140 qytetarë të Ferizajt, do...

Gërvalla sot del në konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë një konferencë për media nga...

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....