Adoleshenti që e ka frikë lartësinë, është sfiduar nga ndjekësit e tij në Twitter që të hidhet nga Tower Bridge që ndodhet sipër lumit Thames në Londër.
Shah Faisal Shinwari nuk ka hezituar që të hidhet në ujë, nga ura 12 metra e lartë.
Por, rënia e keqe në ujë dhe paniku, ka bërë që 17-vjeçari të mos mund të notojë si duhet dhe të fillojë të fundoset, transmeton Telegrafi.
Pasi kërkon ndihmë, atë e ndihmojnë duke e nxjerrë në breg, por gjendja tij është e rënduar.
Në përfundim të videos së postuar më poshtë, Shinwari kërkon nga të gjithë që të mos e provojnë një sfidë të tillë, sepse është e kotë dhe e rrezikshme. /Telegrafi/


