Çiljeta: Nuk më trembin këngëtaret e reja, kam thyer e para tabutë

PUBLIKUAR

Pas shumë kohësh larg muzikës, Çiljeta është rikthyer pa pasur frikë se janë shtuar “konkurrentet”, të cilat përveç të tjerave shkëlqejnë me format joshëse fizike.

“Dalja ime e parë muzikore ka qenë para 13-vjetësh, duke thyer tabu në një terren të vështirë paragjykimesh, me një mentalitet komplet ndryshe nga sot. Në këtë hapësirë kohore, kam lënë vend edhe për shfaqjen e brezave të rinj të këngëtareve, të cilat po futen në tregun muzikor me mënyrën e tyre. Ka vend për të gjitha kategoritë. Unë nuk e shoh veten përballë askujt, por vetëm përballë vetes sime”, ka thënë Çili në një intervistë për “Paloma.”

Projektin e saj të fundit këngëtarja e solli në bashkëpunim me reperin e njohur Noizy, duke sjellur një videoklip të gjatë 12 minuta, i pari i këtij lloji në skenën muzikore shqiptare. /Telegrafi.

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...