Cila është domethënia e mbishkrimit në flamurin e ISIS-it? (Foto)

PUBLIKUAR

Një nga karakteristikat themelore rreth mbishkrimit në flamurin e Shtetit Islamik për shumëkënd është një lloj misteri.

Grupi ekstremist që ka tërhequr vëmendjen e krijimit të shtetit të tyre në disa pjesë të Sirisë dhe Irakut, ka provuar të jetë një makinë e fuqishme dhe iniciator i sulmeve të shumta të përgjakshme.

Flamuj bardhë e zi me mbishkrimin arab është një nga simbolet më të njohura të kësaj organizate terroriste, transmeton Telegrafi.

Por, shtrohet pyetja se cila është origjina e flamurit dhe domethënia e saj?

Mbishkrimi me të bardhë në krye, do të thotë se “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut.” Më poshtë, një rreth i bardhë përfaqëson vulën e Profetit Muhamedit a.s. që është shfrytëzuar për ta mbyllur zarfin, ndërsa shkuan se “Muhamedi është i dërguari i Zotit.”

“Shumë njerëz vazhdimisht po flasin për flamurin e Shtetit Islam sikur të ishte vetëm një shenjë dalluese e tyre, megjithatë, ajo është çështje më shumë politike dhe teologjike”, tha Charlie Winter, studiuesi i fenomeneve të tilla. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...