Cigarja elektrike shpërthen në xhep si fishekzjarr (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Në Kentucky të Shteteve të Bashkuara, një burri i ka eksploduar cigarja elektrike, duke i lënë djegie të shkallës së dytë.

Josh Hamilton ka qenë duke nxjerrë para, për të paguar benzinën, kur eksplodoi pajisja që ai e kishte në xhepin e pantallonave.

Kamera e sigurisë e ka regjistruar momentin kur ai provon ta nxjerr cigaren elektrike, e cila hedh shkëndija, transmeton Telegrafi.

Duke tentuar ta nxjerr, del nga lokali dhe e hedh në asfalt.

Pas kontrollit në spital, Hamilton është liruar të qëndrojë në shtëpi, me plagë të shkallës së dytë në këmbë.

Problemet me bateri dyshohet se janë shkaktari i eksplodimit të pajisjes për tymosje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...