Çfarë thotë Ahmeti për Banullën e Gllogovcin

PUBLIKUAR

Përkushtimi i kryetarit Ahmeti, për ndërtimin e infastrukturës në fshatrat Banullë dhe Gllogovc
Kryetari i Komunë së Lipjanit, Imri Ahmeti, edhe në vitin 2016 prioritet e ka realizimin e shumë projekteve të cilat do të ndikojnë drejtë për së drejti në jetën dhe mirëqeninen e qytetarit lipjanas, njofton Komuna.
Në vazhdën e realizimit të shumë projekteve infastrukturore në qytetin e Lipjanit dhe nëpër fshatrat e saj, së fundi është zhvilluar aktiviteti i prokurimit rreth prcedurave të tenderimit për përzgjedhjen e operatorit ekonomik për kryerjen e punimeve në asfaltimin e rrugës që lidhë fshatin Banullë me fshatin Gllogovc. Gjithashtu, në fshatin Gllogovc gjatë vitit 2016 do të asfaltohen edhe rrugët mbrenda fshatit, do të ndërtohen trotuarët të përcjellur me ndriçimin publik si dhe fusha e sportive në oborrin e shkollës së këtij mjedisi.
Po ashtu, edhe në fshatin Banull, shumë shpejt do të realizohen projektet në ndërtimin e shtratit të lumit në këtë fshat, si dhe ndërtimi i trotuarëve të përcjellur me ndriçim publik. Të cilat projekte do të fillojnë menjëher pas përfundimit të procedurave të tenderimit.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...