Çfarë i thotë Adelina, Valit?

PUBLIKUAR

1 Adelina Ismaili 12

Edhe pse tash e një çerek shekulli në skenë, këngëtarja Adelina Ismaili mbetet emri i cili më së shumti intrigon publikun. Secila paraqitje, deklaratë, lëvizje e saj, është gjithmonë në qendër të vëmendjes. E kështu ndodhi edhe kësaj radhe kur në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Twitter’, pamë një mesazh që diva ia kishte dedikuar të fejuarit të saj, Valit

Vitet në skenë e risitë që ajo gjithmonë ka sjell në të, kanë bërë që sa herë përmendet emri i saj interesimi i publikut të ngritët. Shumë këngë hite, fitore, paraqitje e thashetheme bëjnë që emri i Adelina Ismailit të jetë i padiskutueshëm në skenën shqipfolëse.

E ndonëse edhe këtë sezon e vërtetoi pse ajo quhet divë me koncerte e mbrëmje muzikore të cilat ishin të shpeshta e përplot publik, Ismaili një vend të veçantë i lë edhe të fejuarit të saj Valit, i cili njëherësh është edhe menaxheri i saj. E si e sheh ajo lidhjen me Valin, ka shkruar vetë Adelina në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Twitter’.

“Gjithçka ka kuptim, asgjë nuk ka rëndësi, kur ti më bekon. Flm që je ky që je. Një jetë është pak”, ishte mbishkrimi i këngëtares seksi i cili padyshim që nuk ka ngelur pa u parë nga fansat e saj të shumtë të cilët e kanë pëlqyer e komentuar pozitivisht ndjenjën e saj. Ndryshe Adelina e Vali tash e sa kohë jetojnë bashkë në Zvicër, ndërsa vetë këngëtarja ka pohuar se ka në plan edhe të kenë fëmijë në të ardhmen.

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...