Çfarë duhet të dini për Messenger?

PUBLIKUAR

Kush përdor Messenger e Facebook? Vetë kompania do tju përgjigjej se çdo muaj janë 800 milionë përdorues aktivë dhe dërgohen plot 9.5 miliardë foto. Zakonisht ai përdoret për njerëzit që nuk kanë numrat e telefonit të njëri-tjetrit.

Por ja disa truke dhe karakteristika që ndoshta nuk i dinit për Messenger-in

Messenger.com
Nëse përdor Messenger në Facebook, dritaret e bisedave do ju shfaqen në cep në të djathtë të faqes dhe nuk do të mund të shihni të gjithë bisedën. Por mund të përdorni pa hapur Facebook, Messenger.com, duke hyrë direkt në dritaret e bisedave.

Nëse nuk keni Facebook?
Në Messenger mund të hysh edhe pa patur një llogari në Facebook. Kur hapni faqen kryesore të tij ju kërkon të hyni me llogarinë në Facebook, ose të zgjidhni që “Nuk jeni në Facebook?”. Në rastin e dytë, mjafton të vendosni emrin, foton tuaj dhe numrin e telefonit dhe mund të nisni bisedat pa patur një llogari të plotë në Facebook.

Fotot
Teksa postoni foto me miqtë tuaj, nëse nuk ju pëlqen keni dhe mundësinë e redaktimit të tyre. Mjafton të klikoni në “Edit” (Redakto) dhe fotos mund ti shtosh efekte apo dhe tekst

Organizimi
Nëse keni grupe njerëzish me të cilit bisedoni në Messenger, mund ti organizoni ata në familje, miq, apo ti vendosni një emër një grupi të caktuar./Top Channel/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...