Çaushi: S’japim territor për viza

PUBLIKUAR

Numri dy i partisë më të madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës (Lëvizja “Vetëvendosje” – LVV), Driton Çaushi, thotë se Kosova nuk duhet të jetë vendi i vetëm në Evropë që jep territore për të fituar liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian (BE).

Këto komente Çaushi i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se opozita në Kuvend do të bëjë çmos që ta mbrojë territorin e Kosovës.

Ai madje shprehet se opozita kosovare nuk ndjehet fajtore nëse nuk ndodh liberalizimi i vizave për qytetarët edhe këtë vit, pas që, sipas tij, BE-ja ka kërkuar nga liderët kosovarë që për të fituar liberalizimin e vizave të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Normalisht që për Mustafën, Thaçin dhe Veselin ky kusht nuk është prioritar, sepse po të luftonin krimin dhe korrupsionin i bie që do ta luftonin veten”, shprehet Çaushi.

Ky i fundit bën të ditur se nuk do të lejojnë për asnjë kusht të kalojë Marrëveshja aktuale për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Marrëveshja për “Zajednicën” me Serbinë dhe, sipas Çaushit, është koha e fundit që Qeveria e Kosovës të reflektojë mbi këto çështje, dhe sa më parë t’i anulojë të gjitha marrëveshjet e dëmshme që i ka nënshkruar.

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...