Çadraku akuzon rëndë Qeriqin

PUBLIKUAR

Halil Çadraku, i cili është veteran i luftës së UÇK-së, përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar dhe e ka ofenduar kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqin.

Çadraku ka kërkuar nga Qeriqi që të mos dalë më dhe të flasë në emër të askujt, e sidomos në emër të veteranëve.

“Nëse ke pak njerëzi, burrëri, dinjitet, krenari… mos dil më… mos fol në emër të askujt, e sidomos në emër të veteranëve, as mos fol, as mos gjuaj shishe të plastikës mbi njerëz”, ka shkruar Çadraku.

Lexojeni të plotë postimin e Çadrakut:

“Xhevdet Qer(p)iqi, ti më ofendon në palcë me veprimet e tua si veteran. Ti m’a shkerdhen edhe atë pak dinjitet që më – na ka mbetur që nga paslufta. Kush të autorizojë ty more për të më përfaqësuar, për të folur në emër timin, për të kërkuar në emër timin dhe për të thyer e dëmtuar pronen e Kosovës në emër timin ???? Po ku ke koqe ti o i mjerë me folë në emër timin, kur as me fol nuk di ?? Po ku ke mend ti me fol në emër timin kur s’din se qka kërkon, dhe në q’formë e kërkon atë ???

Kur të pashë sot në lajme, mu duk si të ishit njerëz me nevoja të veqanta, asnjëri normal nuk mu duket, sikur të ju kishte mbledhur ndokush në një sfilatë për më të shëmtuarit, më të deformuarit dhe më të shpërfytyruarit në nivel ballkanik apo botërorë. Nëse ke pak njerëzi, burrëri, dinjitet, krenari… mos dil më… mos fol në emër të askujt, e sidomos në emër të veteranëve, as mos fol, as mos gjuaj shishe të plastikës mbi njerëz. Nëse je veteran gjuaje siq kan gjuajtur veteranët në kohë lufte, apo ndoshta edhe atëherë ke gjuajtur me shishe plastike more turpi ynë i qertifikuar si VETERAN i UÇK-së.” (sic.), ka shkruar Çadraku.

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...