Burj Khalifa ndriçohet me mesazhe mbi coronavirusin, flet edhe shqip: “Ne jemi të gjithë në këtë së bashku”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aivo Orav shef i ardhshëm i Zyrës së BE’së në Kosovë

Aivo Orav, i cili aktualisht shërben si ambasador i Bashkimit Evropian në Estoni, është...

Policia i gjen në trup të dyshuarit në Prishtinë një pistoletë me gjashtë fishekë

Gjatë kontrollit në trup tek një person është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me...

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë filluar një fushatë të titulluar “Qëndroni në shtëpi, qëndroni të sigurt”, për të inkurajuar banorët që të mos i lënë shtëpitë e tyre në mesin e pandemisë së coronavirus, që ka vrarë dy dhe infektoi 248 në shtetet e Gjirit.

Mesazhi #Qëndronështëpi është shfaqur në ndërtesën më të lartë në botë, Burj Khalifa në gjuhën arabe dhe angleze, pasi qeveria u bëri thirrje banorëve që të përmbahen dhe të mos dalin, përveç nëse e kanë shumë të nevojshme ose për arsye pune, transmeton Telegrafi.

Por, këto ditë, sipërfaqja e kësaj ndërtese në Dubai është ndriçuar edhe me mesazhe vetëdijësuese në gjuhë të tjera, ndërsa nuk ka munguar as porosia në shqip. “Ne jemi të gjithë në këtë së bashku”, ishte mesazhi në shqip, që u pa në sipërfaqen e hotelit.

Mesazhi në gjuhën shqipe

Në Emiratet e Bashkuara, janë ndërmarrë masa mjaft të ashpra në mënyrë që të parandalohet përhapja e pandemisë. Të gjitha qendrat tregtare dhe tregjet e hapura, përveç tregut të peshkut, perimeve dhe mishit do të mbyllen për dy javë, njoftoi në fillim të javës Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë të njëjtës kohë, restorantet do të jenë të mbyllura ndërsa iu lejohet vetëm të shpërndajnë ushqime nëpër shtëpi. Deri në fund të marsit, do të jenë të mbyllura të gjitha plazhet publike, pishinat, kinematë, parqet e lojërave dhe atraksionet turistike. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...