Burgu rrezikon 150 vetë! Merret vendimi për të transferuar të burgosurit në Lezhë

PUBLIKUAR

Rreth 150 të burgosur në burgun e ShënKollit në Lezhë do të transferohen nga godina e vuajtjes së dënimit për shkak të rrezikut që paraqet burgu (godina numër dy e saj).

Të burgosurit do të transferohen në burgun e Shkodrës pasi tërmeti 6.4 i shkallës Rihter dhe qindra paslëkundjet kanë bërë që godina nr.2 të pësojë dëmtime që mund të rrezikojnë jetën e të burgosurve.

Pak orë më parë një prej të burgosurve foli në Neës24 duke thënë se godina kishte pësuar goditje serioze dhe se kishte frikë për jetën.

“Ka dëmtime brenda burgut. Ka pësuar çarje nga të gjitha anët. Jemi të pasigurt. Ka ardhur drejtori dje por asgjë nuk është bërë. Askush nuk na ka pyetur. Të na çojnë në burg tjetër”, ka deklaruar i dënuari./Express

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...