Buja bëri disa shkelje në vitin e fundit të mandatit

PUBLIKUAR

Raporti i Auditorit të Përgjithshëm ka vlerësuar se viti i fundit i tanimë ish-ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja nuk kishte qenë aspak i mirë.

Një varg vërejtjesh janë evidentuar në raportin për vitin 2014, të publikuar nga auditori, ku shihet se investime prej qindra mijëra eurosh kanë shkuar kot, raporton KTV.

Rast i tillë është me librat për filloristët, që pas evidentimit, kishte dalë se kanë tepruar hiq më pak se 235 mijë e 8 libra, me një vlerë prej gjysmë milioni eurosh. Gjithashtu, edhe një investim prej 1 milion e 200 mijë eurosh për blerjen e librave shkencorë kishte dalë i paplanifikuar që nga fillimi.

Deri vonë, një numër i madh i këtyre librave, me vlerë prej 900 mijë eurosh, kishin qëndruar në bodrumin e Bibliotekës Kombëtare, por që tani ndodhen në një depo tjetër.

Njohësit e çështjeve të arsimit shprehen se është shqetësues niveli i menaxhimit në institucione, si një prej defekteve që nuk i shpëton as Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë.

Për njërën nga gjetjet e raportit, atë të tepricës së librave shkollorë, një prej zyrtarëve të ministrisë ka thënë se do të futen në përdorim në vitin e ardhshëm shkollor, duke reduktuar numrin e librave të rinj që do të porositen. Megjithatë, për temat e tjera të përmendura, KTV-ja e ka pasur të pamundur të marrë përgjigje gjatë ditës.

SHIKO MË SHUMË

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...