Marrëveshja është arritur gjatë bisedimeve të delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel
Sipas mediave serbe, Serbia do të ketë kompaninë e saj të telekomit në Kosovë.
Sipas agjencisë B92, anëtari i delegacionit serb, Dragan Vladisvljevic tha se marrëveshja ështe arritur dhe se Serbia do të ketë kompaninë e saj të telekomunikacionit në Kosovë, transmeton Infodirekt.tv
Edhe pse është arritur marrëveshja për telekomunikacionin, ajo nuk do të nënshkruhet deri sa të arrihet marrëveshje edhe për temat tjera që pastaj ato të nënshkruhen në një pako.
Vladisavljevic shpjegoi se kodi telefonik për Kosovën do merret me kërkesës të Austris, “por se nuk ndryshon asgjë, kur vjen puna për tarifat”.
Sipas mediave serbe pritet që të jetë më e vështirë një marrëveshje mbi energjinë, për shkak se Prishtina dëshiron të vet-menaxhoj sistemin distributiv, e cila është e papranueshme për Beogradin.
Negociatat që hynë në orën e gjashtë filluan me biseda bilaterale te dy delegacioneve me shefen e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini. Takimi trepalësh filloi rreth orës 11 paradite./Infodirekt.tv/


