Brenda tri orëve, lindi mbesa e pastaj tezja e saj! (Foto)

PUBLIKUAR

Në Kardif të Anglisë, një nënë me vajzën e saj e kanë lindur nga një vajzë në të njëjtin spital, në të njëjtën ditë, me tre orë diferencë.

Sophie Jenkins dhe nëna saj Kay Henry e kanë kaluar shtatzënësinë së bashku, duke u kujdesur gjatë tërë kohës për njëra-tjetrën.

Adoleshentja 19-vjeçare e ka lindur vajzën e saj Arya në orët e mëngjesit, derisa 34-vjeçarja Jenkis, ka lindur vajzën Tiana Rose pak para mesditës.

Kjo do të thotë se, Arya është pak orë më e vjetër, se tezja saj.

“Është e bukur dhe e çuditshme në të njëjtën kohë”, ka thënë Sophie, lidhur me eksperiencën gjatë shtatzënësisë dhe lindjen së bashku me nënën, transmeton Telegrafi. “Ne jemi katër fëmijë, andaj nëna ime di gjithçka rreth shtatzënësisë, lindjes dhe rritjes së fëmijës. Më ka qëndruar pranë në çdo moment, përfshirë edhe kohën kur u shtriva për të lindur”.

Kay, që tashmë është bërë gjyshe, e vajza saj që është bërë nënë, si dhe vajzat e tyre, janë mirë dhe do të lirohen së shpejti nga spitali. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...