Brenda katër javësh Gjermania kthen azilkërkuesit në shtetet e tyre

PUBLIKUAR

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Hellmut Hoffman, njoftoi se brenda katër javësh azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor do të kthehen në shtetet e tyre

“Në Gjermani tani janë ndërtuar kampet me çadra në të cilat strehohen shtetasit që kërkojnë azil nga Ballkani Perëndimor. Kemi si objektiv që brenda katër javësh, procedurat e azilkërkimit të verifikohen dhe të mund të kthehen në atdhe. Sepse, është krejtësisht e qartë se të gjithë këta shtetas nuk kanë mundësi për të marrë azil. Të gjithë do të kthehen mbrapsht. Shpresoj shumë që ky informacion të përhapet në Shqipëri, deri në fshatrat më të thella”, u shpreh ambasadori Hoffman.

Duke e cilësuar këtë fenomen si shumë shqetësues për Gjermaninë, por edhe për BE-në, ambasadori Hoffman bëri dhe një pasqyrë të numrit të azilkërkesave nga Ballkani Perëndimor, vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

“Vetëm në Gjermani, në gjashtë muajt e parë të vitit, nga katër vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, kanë aplikuar për azil rreth 65 mijë vetë. Rreth 1/3 e tyre, përafërsisht 22 mijë janë nga Shqipëria. Vetëm në qershor, nga Shqipëria kanë kërkuar azil 5932 persona. Nëse ne e shohim në një bazë vjetore dhe do të bënim një kalkulim, do të kishim të bënim me 70 mijë apo 72 mijë shtetas shqiptarë. Ajo çka ne kemi konstatuar është se dhe shqiptarë të mirëpaguar këtu në Shqipëri po lënë vendin dhe po ikin në Gjermani”, deklaroi Hoffman. /Top Channel/

 

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...