Bosnja dhe Kosova mund të bëhen rrugë të xhihadistëve

PUBLIKUAR

Kosova kontribuuesi më i madh Evropian i luftëtarëve të ISIS, kështu thuhet në një artikull lidhur me ekstremizmin islamik në Ballkan. Artikulli do të botohet sot në 30 gazeta të përditshme amerikane në 15 shtete me një tirazh rreh 2.5 milionë ekzemplarë.

Pas konstatimit se Kosova me popullsinë e saj të vogël, është kontribuuesi më i madh për kokë banori i luftëtarëve të shtetit Islamik, më tej në këtë analizë të gjatë thuhet se shumica e njerëzve që kanë shkuar nga Ballkani për të luftuar në Lindjen e Mesme janë nga Bosnja rreth 160 dhe nga Kosova rreth 300.

Në këtë shkrim shprehet çudia se si mund të ndodhë kjo nga shteti ‘mbase më proamerikan në Evropë, i cili në kryeqytet në Prishtinë ka edhe statujën e Bill Clintonit, një rrugë me emrin George W. Bush, një butik me emrin e Hillary Clinton’, transmeton kosova.info.

Më tej shkrimi fajëson qeveritë që nuk kanë vepruar dhe kanë minimizuar problemin për të mbuluar dështimet e tyre dhe për të shmangur përballjen me konservatorët e fuqishëm fetarë. Përveç politikanëve fajësohen edhe udhëheqësit më të lartë fetarë të cilët me vite kanë injoruar këtë llojë ekstremizmi derisa në Kosovë thuhet se vetë Bashkësinë Islamike tani e kanë në dorë fundamentalistët për të siguruar vazhdimin e rrjedhës financiare nga Lindja e Mesme.

Shkrimi më tej thekson se fundamentalistët kanë intensifikuar sulmet mbi legjitimitetin e versionit liberal të islamit që ka evoluar në Ballkan gjatë shekujve dhe ekziston frika që Bosnja dhe Kosova mund të bëhet rrugë e xhihadistëve të radikalizuar kah Perëndimi.

Ky shkrimi citon një këshilltar të kryeimiamit i cili thotë se Bashkësia Islame nuk i është nënshtruar influencës islamiste dhe se nuk merr fonde të huaja. “Ne nuk marrim para nga Lindja e Mesme,” thotë këshilltari, ‘për të shtuar fill më pas me krenari se objektet e Bashkësisë Islame dhe medresesë ishin ndërtuar me fondet e Arabisë Saudite dhe të Katarit.’

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...