Borë dhe shi në Kukës, kjo është gjendja e rrugëve atje

PUBLIKUAR

Moti i keq dhe me reshje të dendura shiu dhe bore në zonat malore ka sjellë  probleme në qarkullimin e makinave në Kukës.Sipas komisionit të Mbrojtjes Civile Prefektura Kukës, është bërë me dije se fatmirësisht të gjithë akset janë të kalueshme pa probleme.

“Gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit është shoqëruar me erë të fortë, reshje shiu me intensitet të lartë në gjithë territorin e Qarkut Kukës, ku në lartësinë mbi 500 m me reshje bore, shkruan ABC News.

Lartësia borës në Shishtavec 15 cm, në Valbonë 15 cm .

Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se:

>Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë  kohës për pastrimin e borës,  largimin e gurëve dhe inerteve të rëna në disa segmente rruge, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

>Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme.

>Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.

>Furnizimi me  ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.

> Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun Kukës.

Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente”, thuhet në njoftimin e prefekturës.

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...