Si një profesionist që shtrëngon trupin për të treguar linjat, njëjtë vepron edhe djaloshi para pasqyrës.
Ka vetëm tetë muaj, por nuk e ka problem të imitoj babain e tij, ndërsa shtrëngon muskujt dhe bënë grimasa sikur një bodibilder i vërtetë.
Vogëlushi Hadley, që mezi qëndron në këmbë është bërë sensacion në rrjetet sociale, ku është quajtur si ‘bodibilderi’ më ri ndonjëherë.
Video e postuar në YouTube, e tregon vogëlushin që disa herë përsërit rutinën, derisa ndalohen nga babai që nuk ndalon së qeshuri.



