BMW-ja synon t’i dyfishojë veturat elektrike dhe hibride në dy vjetët e ardhshëm

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Prodhuesi gjerman i veturave luksoze, BMW, i ka përshpejtuar hapat për t’u tërhequr nga prodhimi i motorëve me djegie të brendshme dhe për ta rritur përdorimin e teknologjisë së baterive. Kjo kompani planifikon ta dyfishojë numrin e veturave elektrike dhe hibride që do të shiten gjatë dy vjetëve të ardhshëm.

Zyrtarët e këtij prodhuesi njoftuan të martën se 25 modele të veturave me rrymë do të jenë të gatshme për shitje në vitin 2023, dy vjet më herët sesa koha e planifikuar më parë. Më shumë se gjysma e veturave do të jenë plotësisht elektrike.

Ndryshimi i politikës së kompanisë për të prodhuar më shumë vetura elektrike vjen në kohën kur prodhuesit evropianë po përballen me një sfidë të pashembullt ndaj biznesit të tyre fitimprurës për shkak se disa shtete, përfshirë shtetet e Bashkimit Evropian dhe Kinën, po planifikojnë ta pakësojnë qarkullimin e veturave që lirojnë gazra të karbonit.

Për prodhuesit gjermanë të veturave, përfshirë BMË-në, Volkswagenin dhe Daimlerin, gara për t’u tërhequr nga prodhimi i veturave me naftë dhe benzinë është veçanërisht urgjent. Sipas rregullave të ashpra të BE-së, të cilat do të hyjnë në fuqi në vitin 2021, prodhuesit duhet të sigurohen që veturat e reja të mos lirojnë më shumë se 95 gramë dyoksid të karbonit për një kilometër, në të kundërtën do të përballen me gjoba të larta.

Si reagim ndaj këtyre rregullave, BMË-ja planifikon të shesë më shumë vetura elektrike dhe hibride për më shumë se 30 për qind secilin vit deri më 2025. Në këto plane janë të përfshira të tria brendet: BMË, Mini dhe Rolls-Royce, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...