Bllokimi i Kuvendit, qasje e rrezikshme

PUBLIKUAR

ënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka thënë se logjika e bllokimit të punës së Kuvendit nga opozita është e rrezikshme dhe mund të jetë një precedan që mund të përdoret në të ardhmen.

Ai u ka bërë thirrje partive opozitare që shqetësimet t’i zgjidhin nëpërmjet rrugës institucionale dhe një debati të mirëfilltë në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Grabovcit, çdo rrugë tjetër është e dëmshme për interesin e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se çdo tryezë që ka për qëllim zgjidhjen e mospajtimeve eventuale është e mirëseardhur edhe pse, sipas Grabovcit, ende ka hapësirë që debati të rikthehet në Kuvend. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...

Besa Shahini bëhet nënë, lëvdata personelit mjekësor për kujdesin

Ish-kandidatja për kryetare të komunës së Prishtinës, Besa Shahini, ka njoftuar se është bërë...

Hoxha nderon Afrim Bunjakun: Kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e sulmit në Banjskë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se Policia e Kosovës tashmë...