Bli shtëpi, merr falas…gruan

PUBLIKUAR

Çfarë do të thoni nëse përmes një shpallje iu ofrohet një shtëpi dhe një grua për vetëm 76 mijë euro? Pikërisht këtë meshkujve ‘single’ iu ka ofruar Wina Lia nga Xhakarta.

Për të gjithë beqarët kjo është një mundësi e artë sepse oferta është më shumë se e arsyeshme. Shtëpia me dy dhoma gjumi në Indonezi, e njohur si qendër e artit dhe kulturës javaneze plus gruaja për vetëm 76 mijë euro, mund të jetë vetëm e juaja.

Wina nuk bënte shaka me publikimin e kësaj shpallje, sepse beson se kjo procedurë është tërësisht ligjore. Këtë ofertë të shtëpisë antike në Sleman dhe nuses, 40-vjeçarja e ka publikuar në të gjitha mediat lokale.

Ajo fillimisht dëshironte të shiste vetëm shtëpinë, por që nga vitit 2000 ka mbetur e ve, ndërsa për këtë kërkoi që ofertën ta bëjë më interesante.

Në fakt, këtë ide “gjeniale” ia një agjenti i shitjes së pasurive të patundshme, i cili i sugjeroi se në të njëjtën kohë mund të gjen një bashkëshort, por edhe klientin për shtëpinë e saj./syri/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...