Bleona e çon peshë Shtetin, pasaporta i bëhet gati për disa orë

PUBLIKUAR

z_6468

Këngëtarja Bleona Qereti ka arritur të marrë pasaportën shqiptare për disa orë, të shtunën, pasi në Itali i ishin vjedhur dokumentet dhe valigjet.

Ajo ka treguar se për t’ia rregulluar pasaportën në ditë vikendi ishin mobilizuar Ministria e Saimir Tahirit dhe ajo e Jashtme e Shqipërisë.

Pasi ka falënderuar shtetin shqiptar, Bleona ka folur fjalë të mira edhe për përkrahësit e saj, të cilët e kanë ngushëlluar me mesazhe private për ngjarjen e pakëndshme në Itali.
Lexojeni të plotë reagimin e Bleonës

Miqtë e mi, mbrëmjen e së premtes, u gjenda në një situatë aspak të këndshme, në mes të Milanos, e grabitur, pa pasaporta dhe pa asnjë prej bagazheve të mia. Nuk dua të tregoj shumë detaje nga historia famëkeqe, thjesht dua t’ju them se dje (ditë e shtunë) falë përgjegjshmërisë dhe dashamirësisë së pamatë nga ana e shtetit shqiptar, unë u pajisa me pasaportë, për të vijuar e lirë aktivitetin tim si këngëtare. Faleminderit edhe një herë ministrave dhe stafit të të dy ministrive, asaj të Brendshme dhe të Jashtme, për ndihmën e pakursyer që më ofruan. Faleminderit dhe juve të gjithëve për mesazhet e ngrohta që më keni dërguar. Ju jeni pasuria më e madhe që kam në jetë, ju, SHQIPTARIA ime. Ju dua Shqipëri! #Faleminderit #Krenare #Shqiptare #Bleonaire

SHIKO MË SHUMË

Të ngjitur për njëri-tjetrin, Adrola poston foto me këngëtarin Capital T

Modelja shqiptare Adrola Dushi po vazhdon të publikojë foto krah këngëtarit Capital T. Mirëpo, në...

Sërish krahë njëri- tjetrit, Për çka po e uron Benita-Ludon?

Raportet e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” shpesh ndryshojnë pas përfundimit...

“Hala s’je rahatu”/ Elijona i uron ditëlindjen Klodit

Dy banorët më të përfolur të sezonit të fundit të Big Brother VIP Kosova...