BlackBerry Venice – një super telefon në Android?

PUBLIKUAR

Gjatë disa muajve të fundit, thashethemet kanë sugjeruar se BlackBerry është duke planifikuar të lëshojë një telefon të ri që bazohet në Android. Tani, në internet janë shfaqur pamjet e reja të telefonit të ri mobil, për të cilin ka vlerësime shumë të mira.

Foto të reja që kanë rrjedhur online dhe janë publikuara nga Android Authority e shfaqin modelin e ri të BlackBerry në Android me tastierën fizike që rrëshqet nga pjesa e poshtme e gjendur nën ekranin e telefonit.

Bazuar në atë që është parë edhe në foto, modeli i ri i telefonit që thuhet se do të emërtohet BlackBerry Venice do të mbështetet në versionin origjinal të Android, pa asnjë ndërfaqe të personalizuar nga kompania.

Nga fotot shihet se telefoni vjen me ekranin paksa të lakuar, dhe dëgjueset që e përshkojnë atë.

BlackBerry ende nuk ka dhënë detaje për kohën e mundshme të lansimit të telefonit të saj në Android, por shumë zëra sugjerojnë se kjo do të ndodhë shumë shpejtë, edhe pse plani fillestar ishte që telefoni të dal në shitje në qershor të këtij viti. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...