BlackBerry Venice, një super model i telefonit në Android?

PUBLIKUAR

BlackBerry thuhet se është duke e përgatitur modelin e saj të parë të telefonit në sistemin operativ Android, dhe sipas raporteve të ndryshme mediale pretendohet se ky model do të vijë me dizajn të jashtëzakonshëm.

Sipas burimeve të Evan Blass (llogarisë së famshme @evleaks), modeli i ri i telefonit të BlackBerry do të quhet Venice, dhe për këtë model tashmë janë publikuar disa pamje në internet të cilat sugjerojnë se e shfaqin këtë version të ri të telefonit.

Njëra ndër specifikat e dizajnit të BlackBerry Venice janë dy skajet e lakuara të ekranit të cilat janë mjaft të ngjashme me ato të modelit rival të telefonit – Samsung Galaxy S6 Edge.

Në ballinën e ekranit të BlackBerry Venice shihen disa nga aplikacionet kryesore të Google, sikurse Chrome, Maps, Drive dhe Picasa, duke sugjeruar se BlackBerry Venice do të ofrojë një përvojë krejtësisht origjinale në Android, madje edhe me ndërfaqe të thjeshtë sikurse telefonat e Google, Nexus.

Ende nuk dihet nëse ky model do të ofrojë edhe tastierën rrëshqitëse, sikurse ishte paraqitur në Kongresin Botëror Mobil në muajin mars.

Sipas thashethemeve, BlackBerry në Android do të ofrojë ekranin me 5.4” në QHD, procesorin Snapdragon 808 me 3GB RAM, kamerën kryesore me 18MP si dhe kamerën e përparme me 5MP.

Koha e mundshme e lansimit të këtij modeli pritet të jetë muaji nëntor. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...