BlackBerry mund të heq dorë nga telefonat mobil!?

PUBLIKUAR

BlackBerry ende është duke u përballur me sfida dhe probleme të mëdha në tregun e telefonave mobil, dhe së fundmi është thënë se kompania kanadeze e ka konsideruar edhe opsionin e heqjes dorë nga krijimi i telefonave.

Në një intervistë së fundmi të dhënë për Bloomberg, drejtori ekzekutiv i kompanisë John Chen ka thënë se nuk do të ishte e drejtë nëse BlackBerry vazhdon të krijojë telefona të rinj, dhe gjendja e kompanisë vazhdon me këtë trend edhe për një kohë të gjatë.

“Megjithatë, pas një periudhe të caktuar kohore, ekonomia është ajo që i merr gjërat përsipër” ka sqaruar ai.

Aktualisht pjesëmarrja globale e BlackBerry në tregun e telefonave mobil është nën shifrën prej 1% dhe qarkullimi i kompanisë nga telefonat ka rënë në 263 milionë dollarë në tremujorin më aktual.

Por kompania kanadeze nuk po e përjashton mundësinë e krijimit të modeleve të lira të telefonave mobil, si masë për rikthimin e fitimeve. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...